Ish-ushtari i Njësisë Speciale të UÇK-së, thotë se i mbeti peng që nuk ka mundur t’ia dërgojë Ramush Haradinajt, kokën e komandantit serb, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Shkëlzen Haradinajt, shkruan Gazeta Demos.
Ai në emisionin N’Demos, rrëfen se humbja e Shkëlzen Haradinajt i dhemb në shpirt për shkak se ishte shumë i afërt me të.
Një rast tregon se aq shumë kishin dashuri mes vete, shpesh kacafyteshin me thika derisa të tjerët për rreth mendonin se po sulmoheshin përnjëmend.
