Ish-deputeti i VV-së, Visar Korenica ka deklaruar se të hënën e 24 majit 2024 e kishte njoftuar, atëkohë, kryeministrin Albin Kurti, rreth kontratës së Ndërmarrjes Publike ‘Trainkos’, për rinovimin e vagonëve të udhëtarëve në Serbi.
Gjetja u bë në fakt nga ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, i cili publikoi mbrëmë këtë njoftim në rrjetin social Facebook
Në emisionin “Kosova Today”, opinionisti Sali Rexhaj pretendoi se Lëvizja Vetëvendosje ka koordinim me Serbinë.
“Është e pamundur mos me dit BIA që ka hy treni i Kosovës, mos me dit Vuçiqi. E kanë heshtur, është një aleancë. Përpos fakteve që e kemi zënë, e kemi vërtetuar që Mimoza Kusari është koordinuar me Radoiçiqin, por unë jam i bindur që këto koordinime bëhen në baza ditore. Unë i kam mbajt armët, i kam ndihmuar shokët, ka qenë e pamundur me u zënë armët e jo unë. E tërë këto armë i gjejnë në veri, jo në shtëpi të braktisura, jo në pyje, ndërsa asnjë njeri nuk zihet i armatosur. Unë jam i bindur që këto armë hyjnë në koordinim mes Albin Kurtit dhe Vuçiqit, si dhe piunëve të tij”, tha Rexhaj në Klan Kosova.