Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në Vitomericë të Pejës, ku kunati ka vrarë kunatën e tij, Arlinda Zekajn.
Për lajminet ka folur vajza e agjës së viktimës, e cila ka treguar se nëna ka shkuar ta marrë djalin e saj te familja e bashkëshortit dhe sipas saj “aty ka plasur belaja”
“Nuk e di kush e ka djalin, nuk kemi komunikim me ata njerëz. Me pas komunikim ish zgjidh problemi si qysh zgjidhet normal, por ata njerëz nuk janë. Ajo normalisht e ka qu djalin çdo vikend me e vizitu gjyshen e familjen e burrit. Kur ka shku me e marr nuk ia kanë dhënë djalin dhe aty ka plas belaja mes tyre. Qysh ndahet djali prej nënës, ku ekziston kjo. Vetëm këtu është sepse i korruptojnë njerëzit, me prokurorë e të gjithë. Çfarë shërbimi social është që e ndan fëmijën n ga nëna, ai duhet ta mbroj atë e jo me u kujdes askush tjetër sikur nana. Ka luftu me shpirt me e marr fëmijën, e ka raportu edhe në Polici. Kështu është dasht problemi me u zgjidh e jo me përfundu me tragjedi”, ka thënë ajo.

