Medina Shala, vajza e ish-luftëtares së UÇK-së, Ramize Sinanaj, ka folur sonte në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Shala ka treguar se si e ka përjetuar vendimin, duke thënë se nuk është ndjerë mirë për atë që ka ndodhur.
Ajo ka thënë se nuk ka dashur ta diskutojë gjatë këtë temë me nënën e saj, pasi ka parë se sa shumë është prekur ajo.
“Nuk jam ndjerë mirë për çka ka ndodhur dhe nuk kam dashur të diskutoj shumë për atë temë, sepse e kam parë sa shumë është prekur nëna dhe nuk mendoj që do të mund ta zgjasja atë bisedë, sepse e di që do të emocionoheshim të dyja”, ka deklaruar Shala