Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Valë sulmesh kibernetike në Kosovë, eksperti Rizaj kërkon ndërhyrje urgjente të shtetit

GD
Gazeta Demos26 shtator 2026 në 20:01
Valë sulmesh kibernetike në Kosovë, eksperti Rizaj kërkon ndërhyrje urgjente të shtetit

Një valë e gjerë e sulmeve kibernetike po vazhdon të godasë përdoruesit e rrjeteve sociale në Kosovë, duke prekur si llogaritë private, ashtu edhe ato të bizneseve.

Alarmin e ka ngritur eksperti i sigurisë kibernetike, Darsej Rizaj, i cili përmes një reagimi publik ka bërë të ditur se situata po përshkallëzohet dhe se ka përmasa shqetësuese në nivel vendi

Sipas Rizajt, hakerët po arrijnë të komprometojnë llogaritë madje edhe pasi pronarët e tyre arrijnë t'i rikthejnë ato.

Hakimi nacional po vazhdon! Edhe llogaritë private. Llogaritë edhe që po i kthejnë, po hakohen prapë! Si private, si të biznesit. Mbi 500 veta më kanë shkruar në Facebook. Kemi nevojë për intervenim shtetëror. Kjo është shumë serioze," ka shkruar Rizaj.

Duke parë rrezikun e lartë të ekspozimit të të dhënave personale dhe ndjeshme, eksperti u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndërmarrin masa të menjëhershme parandaluese për mbrojtjen e privatësisë së tyre.

Rizaj ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse shtetërore dhe njësitë e krimeve kibernetike për të ndaluar këtë sulm masiv që po cenon sigurinë e qindra qytetarëve dhe bizneseve në vend.

kibernetikerizajeksperti

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Kuvendi nesër me deklaratë për Hagën: A do të jetë në lartësinë e shembullit kroat?
  • 23:32“Rinia është zgjuar e nuk janë indiferent”, thotë Ganimete Musliu nga sheshi i protestave
  • 22:34Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”
  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike