Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Varroset 18-vjeçari që ra nga kati i katërt i një objekti në Prizren

GD
Gazeta Demos9 gusht 2026 në 20:05
Varroset 18-vjeçari që ra nga kati i katërt i një objekti në Prizren

Me dhimbje e pikëllim është përcjellë sot për në banesën e fundit 18-vjeçari Egzon Kabashi nga Prizreni, i cili ndërroi jetë pas disa ditësh trajtim në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra nga rënia nga kati i katërt i një objekti.

Në varrimin e të riut morën pjesë një numër i madh familjarësh, miqsh, të afërmish dhe qytetarësh, të cilët u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit Egzonit.

Kabashi kishte pësuar lëndime të rënda më 2 gusht, pasi kishte rënë nga kati i katërt i kompleksit “Fat Group-1”, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Pas disa ditësh trajtim, më 8 gusht QKUK-ja e kishte njoftuar Policinë e Kosovës se 18-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Pas vdekjes së tij, rasti është kaluar në procedurë hetimore dhe është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Ekipi i Mjekësisë Ligjore ishte përfshirë në rast, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë se si ndodhi rënia fatale që i mori jetën të riut.

18-vjeçarikatikatërt

Më shumë nga Lajme

  • 21:51Thaçi: LVV-ja është frikësu se e humb votën e rinisë që protestoi për UÇK-në
  • 21:49Paçarizi me ironi për ekspozenë e Kurtit: Isha shumë i lumtur që jetoja në Epokën e tij
  • 21:42Çollaku: Kurti nuk ka frikë nga opozita, e di se është e pakoordinuar
  • 21:40Përplasje mes Azemit dhe Pacollit: Ti je i dënun – për çka? – a të përfaqëson Rozeta Hajdari e Nagip Krasniqi
  • 21:36Aksoni në Fushë Kosovë, Policia del me detaje