62-vjeçari nga Kosova, i cili u aksidentua para disa ditësh në Portin e Durrësit, u varros sot.
Lajmi u bë i ditur nga djali i të ndjerit.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se, pas një aksidenti, ndërroi jetë më i dashuri ynë, babai ynë, Nexhmi Shabani.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 29.07.2026, në ora 19:00, në varrezat e fshatit Balloc, Podujevë.
Fjala, kujtimi dhe dashuria e babës do të na shoqërojnë përjetë.”:, thuhet në njoftimin e tij.
Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, Nexhmi Shabani ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ishte transportuar menjëherë pas aksidentit për të marrë trajtim mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në ambientet e Portit të Durrësit. Sipas të dhënave paraprake, një kamion i drejtuar nga 49-vjeçari Nikolin Merdari, banues në Berat, ka përplasur këmbësorin Nexhmi Shabani, 62 vjeç, banues në Kosovë, i cili ishte shofer kamioni.