Prej 25 ditësh po kërkohet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj nga fshati Fullqet i Klosit i cili dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e ujit të zallit të Darsit në datën 10 janar.
Që prej asaj dite kërkimet në rrjedhën e lumit Mat janë bërë pa ndërprerje ku çdo ditë në terren kanë qenë dhjetra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, familjarë të Jurgenit e struktura të tjera.
Ndërkohë, që prej datës 29 Janar, kërkimeve ju është bashkuar edhe një grup i specializuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës. Mbi 11 persona janë çdo ditë në kërkime krah forcave tona të armatosura.
