Janjeva, Akllapi, Teqja dhe Brusi e kanë pritur me entuziazëm të madh kandidatin e PDK-së për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja.
Buja u shpreh i bindur në rikthimin e tij në krye të kësaj komune, teksa premtoi se do të bëjnë punë të mira në këto fshatra.
“Janjeva, Akllapi, Teqja dhe Brusi e dinë mirë kush kryen punë. E dinë mirë kush ka investuar mbi 2 milionë euro për këto lokalitete.
Prandaj, sonte e mirëpritën Kryetarin, e mirëpritën ekipin tonë fitues, si dhe e mirëpritën PDK-në. Ne po rikthehemi. Po rikthehemi për më mirë për Lipjanin. Po rikthehemi për më mirë për Janjevën, Akllapin, Teqen dhe Brusin. Fitorja është e jona!”, tha ai.