Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vazhdon gjykimi në në Speciale në rastin “Administrimi i drejtësisë”

GD
Gazeta Demos3 mars 2026 në 07:58
Vazhdon gjykimi në në Speciale në rastin “Administrimi i drejtësisë”

Edhe sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për administrimin e drejtësisë, ku pritet dëshmia e dëshmitarit të dytë të ZPS-së.

Dëshmitari i mbrojtur i cili dje dëshmoi në Hagë, ka thënë se Rrustem Mustafa gjatë intervistës së tij për Prokurorinë ka thënë që askush nuk ka ndërhyrë në dëshminë e tij në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për krime lufte.

Sipas asaj që lexoi avokati i Fadil Fazliut, dëshmitari Rrustem Mustafa kishte thënë për Prokurorinë se të akuzuarit ishin shokët e tij dhe se askush nuk kishte ndërhyrë në dëshminë e tij. E po ashtu, për Prokurorinë do të dëshmonte vetëm ato që dinte pa u ndikuar nga askush.

Dje mbrojtja bëri pyetjet e saj për dëshmitarin e parë të ZPS-së, Dëshmitarin 7.

Po ashtu pyetje kishte edhe nga ekipet e Mbrojtjes së Thaçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt.

Ndryshe, pas konfirmimit të aktakuzës kundër pesë të akuzuarve, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan nga ZPS-ja më 5 dhjetor dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë më 6 dhjetor 2024.

Hashim Thaçi iu dorëzua fletarrestimi në objektin e paraburgimit të DHSK-së më 5 dhjetor, ndërsa Hajredin Kuçi iu dorëzua fletëthirrja për paraqitjen e parë. Në paraqitjen e tyre të parë më 8 dhjetor 2023, Thaçi dhe Smakaj nuk u deklaruan në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, ndërsa Fazliu u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Një ditë më vonë, më 9 dhjetor, Kuçi dhe Kilaj u vetëdeklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Pasi Thaçi dhe Smakaj vendosën të mos deklarohen lidhur me fajësinë gjatë seancës së 17 dhjetorit 2024, gjykatësja e procedurës paraprake kërkoi që ata të deklarohen me shkrim deri më 7 janar 2025.

Më 6 janar 2025, Thaçi dorëzoi njoftimin përmes të cilit u vetëdeklarua i pafajshëm. Vetëdeklarimi i pafajësisë së Bashkim Smakajt u dorëzua më 3 janar dhe u bë publik më 14 janar 2025.

Më 11 nëntor 2025, gjykatësja e procedurës paraprake njoftoi kryetaren se dosja e çështjes do të ishte gati për t’iu kaluar një trupi gjykues më 12 nëntor 2025.

Rrjedhimisht, kryetarja e DHSK-së caktoi gjykatësin e vetëm për gjykimin e kësaj çështjeje. Më 12 nëntor 2025, gjykatësja e procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes gjykatësit të vetëm. Konferenca për përgatitjen e gjykimit u mbajt më 28 nëntor 2025, ndërsa gjykimi filloi më 27 shkurt 2026.

Gjykata Speciale

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Arifi: Piskamat e Kurtit nuk janë për shtet, por për pushtet
  • 23:22Predikuesi fetar nga Bosnja, Elvedin Peziq, shoqërohet nga Policia e Kosovës
  • 23:21Peci: Kam ankth ta them, por Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy
  • 23:06Moti për të premten
  • 22:57Behrami: S’e nxjerrim Kurtin nga zyret, ai mund të dënohet për shkelje ligji