Tash e rreth një orë ka filluar mbledhja e kryesisë së Kuvendit, e para për legjislaturën e 11-të.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi bëri të ditur se në këtë mbledhje, fillimisht është planifikuar të diskutohej për themelimin e komisioneve të rregullta parlamentare.

Sipas gazetares, këtë mbledhje do të jetë pjesë e diskutimit edhe kërkesa e PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.