Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdekja e Agonit: Sindikata e PK-së mirëpret vendimin e Apelit për çështjen kundër pesë policëve

GD
Gazeta Demos21 korrik 2025 në 13:42
Vdekja e Agonit: Sindikata e PK-së mirëpret vendimin e Apelit për çështjen kundër pesë policëve

SPK thotë se ky vendim i Gjykatës së Apelit, që anulon aktvendimin e Gjykatës Themelore dhe e kthen çështjen në rivendosje, është një hap i rëndësishëm drejt respektimit të parimeve të drejtësisë dhe të procesit të rregullt ligjor.

“Vendimi gjithashtu thekson mungesën e analizës së plotë të provave relevante dhe të besueshme, duke nënvizuar nevojën për qasje objektive dhe të paanshme në çdo rast që përfshin zyrtarë të rendit”, thuhet tutje në njoftim.

“Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë për mënyrën e papërgjegjshme dhe tendencioze të raportimit nga disa media të shkruara dhe elektronike, të cilat edhe pas vendimit të Gjykatës së Apelit vazhdojnë të përdorin gjuhë stigmatizuese, duke e cilësuar këtë rast si “vrasje” pa asnjë fakt, provë apo vendim përfundimtar gjyqësor. Këto veprime jo vetëm që bien ndesh me etikën profesionale të gazetarisë, por rrezikojnë edhe perceptimin publik ndaj një institucioni kyç të sigurisë – Policisë së Kosovës”.

Bazuar në njoftim, SPK u bën thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me profesionalizëm, paanshmëri dhe integritet të plotë, duke mos lejuar ndikime të jashtme, sidomos nga presioni mediatik, që cenon besimin qytetar dhe dëmton vetë procesin e drejtësisë.

“Njëherësh, SPK u bën apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e dezinformatave dhe etiketimeve të pabazuara. Policia e Kosovës është dhe mbetet në shërbim të rendit, ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke garantuar sigurinë e secilit qytetar në çdo cep të vendit. SPK do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të të drejtave të zyrtarëve policorë dhe të integritetit të Policisë së Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi të plotë për çdo përpjekje që synon të njollosë apo dëmtojë këtë institucion jetik për funksionimin e shtetit të së drejtës”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 17:37Elbert Krasniqi mbështet marshin "Drejtësi, jo politikë": I bindur se ish-krerët e UÇK-së do të dalin të pafajshëm nga ky proces
  • 17:24Valës së gjatë të nxehtësisë po i vjen fundi sonte
  • 17:22Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë pasi PDK lëshoi seancën
  • 17:13Bashkëpunimi me ShBA-në, kryeprokurori Isufaj takon Prattipatin
  • 17:12Ulutas: Për hapjen e Urës së Ibrit vendosin BE dhe institucionet e Kosovës pasi KFOR-i të përfundojë praninë e përhershme