Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdekja e pacientes me kancer në QKUK, Vitia: Shkaku nuk përcaktohet lehtë, gjendja në shëndetësi është përmirësuar

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 11:22
Vdekja e pacientes me kancer në QKUK, Vitia: Shkaku nuk përcaktohet lehtë, gjendja në shëndetësi është përmirësuar

Një grua e sëmurë me kancer ka humbur jetën dje, ndërkaq nga shoqata Renesansa është thënë se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e mungesës së barit Palbociclib në Klinikën e Onkologjisë dhe pamundësisë për ta blerë vetë.

Në lidhje me këtë, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka folur në foltoren e Kuvendit, ku ka akuzuar gazetarët që kanë publikuar se sipas tij e ka publikuar pa asnjë konfirmim.

“Për shkakun e vdekjes nevojitet autopsia dhe procedura tlë tjera, as mjeku nuk m,und ta konstatoj shkakun, duhen një sërë procedurash, por gazetarja dhe të therë dalin dhe këtë konstatim e bëjnë nga një status në Facebook. Gazetarja nuk ka ndjek asnjë verifikim e as pyetje për institucionin. Drejtori i Klinikës Onkologjike shpjegon gjithë situatën, dhe për qudi të gjitha mediat e shpërndarë lajmin paraprak, e qesin reagimin institucional përveç gazetares dhe mediumin që e ka plasu lajmin. Gazetarët e këtij mediumi publikojnë info pa e verifikuar por jo shpjegimin e institucionit”, ka thënë Vitika.

Ai ka thënë se ata e kanë gjet buxhetin për barna 21 milionë euro ndërsa tani buxheti është 70 milionë euro.

“Buxheti për Onkologji është 22 milionë euro. natyrisht se kjo është puna jonë prandaj jo vetëm ideja për atë çka kemi trasheguar, sepse qytetarët e dinë por këto shifra janë shumë të rën dësishme. 8 milionë buxheti për Onkologji, tash 22 milionë. Vetëm në këto 3 vite të fundit janë shtuar një mori barnash në listën e barnave esenciale përfshirë këtu edhe Pablocilibin edhe Ribociklibin”, ka thënë Vitia.

Ai ka treguar sfidat pas furnizimit me këto barna.

“Deri në mes të vitit 2025 këto barna nuk kanë qenë në këtë listë, dhe kur futet një bar i ri në listën e barnave esenciale, fillimi nuk është kurrë i lehtë sepse Klinika e Onkologjisë për herë të parë është furnizuar në gusht 2025 dhe për shkak se është bar i ri, ata kanë planifikuar bazuar në numrin e pacientëve që kanë pas nevojë për të. Momenti kur u bë i disponueshëm ky bar, ata që e merrnin privatisht janë kthyer për ta marrë në Klinikën e Onkologjisë, dhe kjo ka dyfishuar kërkesat nga planifikimi. Herë pas here ka pas mungesë të tyre, por në vitin 2025 nuk ka pas as dëgjime buxhetore, as adresim të kësaj çeshtje për shkak të mungesës së Kuvendit por edhe kur ka pas furnizim më së keqi, kurrë nuk ka qenë më pak se 70-75%”, ka thënë Vitia.

Ai ka thënë se shëndetësia publike vazhdon të mbetet sfidë, por që nuk ka ditë që nuk punohet për përmirësimin e saj.

“Do të rritet buxheti për barna akoma më shumë edhe investim në infrastrukturë që nuk i është dhënë asnjë dorë për dekada, edhe aparata moderne edhe shërbime të reja që edhe apcientlë nga rajoni që vin. ti marrin . Por duhet të dimë kemi pas sfida, duke fillu nga pandemia e shumë problematika tjera më herët dhe po kemi sfida. Tash kur kemi kaluar disa faza, kemi sfida të tjera përpara. Po punohet me intenstitet të lartë për SISH-in dhe sigurimet shëndetësore”, ka thënë Vitia. 

milionëvdekjakancer

Të ngjashme

Pacientja me kancer vdes, Renesansa: Mungesa e terapisë për 4 muaj, i solli metastaza të reja në tru

Pacientja me kancer vdes, Renesansa: Mungesa e terapisë për 4 muaj, i solli metastaza të reja në tru

21:13
Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

16:43

Më shumë nga Lajme

  • 12:10Kurti pas takimit me kancelarin austriak: Kosova është gati për statusin e vendit kandidat në BE
  • 12:08Muja: Kontroll 100 për qind për mishin nga Brazili
  • 11:56Gërvalla: Faton Peci do të mbahet mend për luftimin e krimit dhe korrupsionit
  • 11:41Qytetari gjen një kuletë në Istog, e dorëzon menjëherë në polici
  • 11:39Shiroka-Pula s’tregon nëse do ta dekretojë Ligjin për Specialen