Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdekja e pacientes me kancer për mungesë terapie, Zemaj kërkon dorëheqjen e Vitisë: Më e pakta që do të duhej të ndodhte

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 20:46
Vdekja e pacientes me kancer për mungesë terapie, Zemaj kërkon dorëheqjen e Vitisë: Më e pakta që do të duhej të ndodhte

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se dorëheqja e Arben Vitisë nga posti i ministrit është më e pakta që do të duhej të ndodhte, pas publikimit të denoncimeve që një paciente ia bënte mungesës së terapisë për trajtimin e kancerit për disa muaj dhe se si gjendja po i përkeqësohej.

Shoqata e Pacientëve me Kancer të Gjirit, “Renesansa”, njoftoi se pacientja humbi betejën me kancerin, pasi për katër muaj mbeti pa këtë medikament. Të enjten ministri Vitia dhe Qeveria e cilësuan raportimin keqinformim.

Pas publikimit të deklaratave të para disa muajve, të kësaj pacienteje, Zemaj ka shtruar disa pyetje për Vitinë teksa i ka kërkuar dorëheqjen.

Si ndihet ministri i Shëndetësisë pasi ka dëgjuar zërin e pacientes, e cila humbi jetën në mungesë të ilaçeve? Si vazhdon ta arsyetojë e ta mbrojë këtë keqmenaxhim dhe këtë paaftësi edhe qeveria e mashtrimit? A ka më shumë rëndësi shëndeti i pacientit apo hajnia e pushtetarit? A ka më shumë rëndësi mbrojtja e interesit të qytetarit apo e interesit të mafisë farmaceutike? Turpi s’ka kufij! Dorëheqja është më e pakta që do të duhej të ndodhte”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Reagimi i ish-ministrit të Shëndetësisë, vie pas vdekjes gjatë ditës së djeshme të pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi.

Mungesa e medikamentit Palbociclib për rreth katër muaj dyshohet se është pasuar me përkeqësim të gjendjes së një pacienteje me kancer të gjirit, e cila nuk kishte mundësi ta blinte vetë barin që kushton deri në 1 mijë e 800 euro. Organizata Renesansa ka njoftuar se pacientes i ishin shfaqur metastaza të reja në tru dhe se ajo ka vdekur.

kancerzemajpacientes

Të ngjashme

Vdekja e pacientes me kancer në QKUK, Vitia: Shkaku nuk përcaktohet lehtë, gjendja në shëndetësi është përmirësuar

Vdekja e pacientes me kancer në QKUK, Vitia: Shkaku nuk përcaktohet lehtë, gjendja në shëndetësi është përmirësuar

11:22
Vdekja e gruas me kancer, Zemaj: Pacientët pa terapi, Meditech-ut mbi 90 milionë nga tenderët

Vdekja e gruas me kancer, Zemaj: Pacientët pa terapi, Meditech-ut mbi 90 milionë nga tenderët

22:13
Pacientja me kancer vdes, Renesansa: Mungesa e terapisë për 4 muaj, i solli metastaza të reja në tru

Pacientja me kancer vdes, Renesansa: Mungesa e terapisë për 4 muaj, i solli metastaza të reja në tru

21:13

Më shumë nga Lajme

  • 21:47Abdixhiku: Të thuash se LDK-ja është kundër UÇK-së, e ofendon edhe UÇK-në
  • 21:40Nasim Haradinaj kritikon Përparim Grudën për Ligjin e Speciales: Si po ndihesh tani?
  • 21:25Ish-këshilltari i Thaçit përkrahë Gruden: Durove lloj-lloj pallavrash, bëhu gati për garë!
  • 21:15Ligji për Specialen, Abdixhiku: Ju kemi thënë, por euforia dhe zhurma po e mundin arsyen
  • 21:03Vijon protesta para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me ujë me presion