Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, prokuroria: Janë ndaluar 3 persona

GD
Gazeta Demos28 korrik 2026 në 23:33
Vdekja e punëtorit në Prishtinë, prokuroria: Janë ndaluar 3 persona

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se sot orës 15:00, prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm, është njoftuar për një aksident të ndodhur në një vend pune. Ku humbi jetën një person me inicialet E.Sh., ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore

Për këtë rast, në njoftim thuhet se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë angazhuar ekspertë të pavarur të sigurisë në punë, si dhe një ekspert i inxhinierisë mekanike. “Gjithashtu, në vendin e ngjarjes janë siguruar prova materiale, janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes nga njësia e forenzikës”.

Prokuroria informon se janë intervistuar dëshmitarët okularë dhe personi i lënduar, i cili është duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Bazuar në dyshimet fillestare dhe provat e siguruara deri në këtë fazë të procedurës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tre persona “me inicialet A.Sh., nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’, si dhe B.S., në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë ndërtuese, dhe E.E., në cilësinë e personit të kompanisë investuese të projektit , nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’, nga neni 358, paragrafi.7 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë kërkesën për caktimin e ndonjërën prej masave të sigurisë ndaj personave të dyshuar, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, si dhe do t’i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti

Më shumë nga Lajme

  • 12:49Nëse ligji i ri hyn në fuqi, Cali e Pjetër Shala kthehen në Kosovë për vuajtje të dënimit – detaje tjera të propozuara për Specialen
  • 12:49Osmani në Vjenë: Rruga evropiane e Kosovës është pjesë e identitetit tonë
  • 12:16OVL-UÇK kërkon mburojë ligjore për ish-krerët e UÇK-së: Të ndalohet rihapja e rasteve të gjykuara
  • 12:15Gazetari Mentor Gjergjaj zgjidhet në krye të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës
  • 12:14Kandidati i vetëshpallur për president në Austri: Do të rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë