Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdekjet e punëtorëve në KEK, Ramadani: Ky është dështim total dhe kriminal i shtetit

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 14:41
Vdekjet e punëtorëve në KEK, Ramadani: Ky është dështim total dhe kriminal i shtetit

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar pas vdekjes së edhe një punëtori në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ai ka thënë se vetëm brenda tri ditëve të fundit, dy punëtorë të KEK-ut kanë humbur jetën në krye të detyrës.

“Sot na tronditi vdekja tragjike e Arbenit Ahmetit nga kontakti me rrymën, ndërsa tri ditë më parë humbëm teknikun Haxhi Gojnovci. Sikur të mos mjaftonte kjo javë e përgjakshme, vetëm një muaj më parë në po këtë korporatë vdiq edhe punëtori Milazim Binaku. Tre punëtorë të vdekur në një ndërmarrje publike brenda pak javësh. Ky është dështim total dhe kriminal i shtetit.”, ka shkruar ai.

Ai ka kritikuar parinë në pushtet për gjendjen e punëtorëve në vend.

“Derisa partia që doli e para nga zgjedhjet në rahatinë e vet vazhdon bllokadën ndaj shtetit, punëtorët tanë po shkojnë në punë pa e ditur se a do të kthehen të gjallë në shtëpi. Ku mbeti premtimi i madh i kësaj Qeverie për rritjen e numrit të inspektorëve dhe sigurinë në punë? Mbi 17 familje në Kosovë janë në zi vetëm gjatë këtij viti. Ndërmarrjet tona publike janë shndërruar në zona rreziku për shkak të mungesës së kushteve bazike dhe menaxhimit të paaftë politik. Ngushëllimet më të thella familjeve Ahmeti, Gojnovci dhe Binaku. Buka e gojës nuk guxon të paguhet me jetë njerëzish!.”, ka thënë ai.

shtetitpunëtorëveramadani

Të ngjashme

Ramadani dorëzon kallëzim penal ndaj Haxhiut për rastin e Auditorit të Përgjithshëm

Ramadani dorëzon kallëzim penal ndaj Haxhiut për rastin e Auditorit të Përgjithshëm

10:42
"Sot është ditë përgjegjësie", Ramadani kërkon votimin e Ligjit për Specialen në të dy leximet

"Sot është ditë përgjegjësie", Ramadani kërkon votimin e Ligjit për Specialen në të dy leximet

07:45

Më shumë nga Lajme

  • 15:27Kurti ankohet: Katër hapa i bëmë drejt PDK-së, ata asnjë drejt nesh
  • 15:27Hamza flet për takimin me Abdixhikun: Ia kërkova përkrahjen, s’morën pjesë në votim, UÇK ka në secilën parti
  • 15:24Kurti: Çështjen e krerëve në Hagë nuk e kemi ndërlidhur me presidentin
  • 15:21PDK dhe Aleanca japin nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme
  • 15:20Lushtaku: Dhuna e mbrëmshme u udhëhoq nga njerëz që baballarët i kanë në Serbi, kjo është fytyra e Albin Kurtit