Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdekjet në KEK, Hoti: Tragjeditë kërkojnë përgjegjësi, jo përfitim politik – për keqardhje akuzat që po vijnë nga deputetët e Kuvendit

GD
Gazeta Demos21 gusht 2026 në 18:31
Vdekjet në KEK, Hoti: Tragjeditë kërkojnë përgjegjësi, jo përfitim politik – për keqardhje akuzat që po vijnë nga deputetët e Kuvendit

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, është deklaruar lidhur me vdekjet në KEK, duke i shprehur ngushëllimet familjes së punëtorit që vdiq dje.

Hoti, ka thënë edhe se, tragjedi të tilla nuk duhet të keqpërdoren nga eksponentë politikë si mjet sulmi ndaj njëri-tjetrit, dhe se ai, e konsideron të ulët që një fatkeqësi dhe humbja e jetës së një të riu të shfrytëzohen për të bërë politikë.

‘’ Është edhe më për keqardhje kur akuza të tilla vijnë nga deputetë të Kuvendit të Republikës, pra nga ligjvënës, nga të cilët do të duhej të pritej së paku njohja e legjislacionit dhe dallimi elementar i kompetencave ndërmjet institucioneve. Para se të akuzohet publikisht një institucion për dështim, minimumi është të verifikohet nëse ai institucion e ka fare kompetencën ligjore për çështjen për të cilën po akuzohet’’, ka thënë ai.

Postimi:

Me keqardhje i përcolla reagimet politike lidhur me aksidentin tragjik në KEK.

Para së gjithash, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së punëtorit që humbi jetën, familjeve të punëtorëve të tjerë që kanë humbur jetën në vendin e punës, si dhe kolegëve të tyre.

Humbja e një jete në vendin e punës është tragjedi dhe secili rast i tillë kërkon trajtim serioz, profesional dhe përgjegjësi aty ku ajo konstatohet.

Por, në asnjë rrethanë, tragjedi të tilla nuk duhet të keqpërdoren nga eksponentë politikë si mjet sulmi ndaj njëri-tjetrit. Pikërisht për këtë arsye, e konsideroj të ulët që një fatkeqësi dhe humbja e jetës së një të riu të shfrytëzohen për të bërë politikë, aq më tepër duke drejtuar akuza ndaj institucioneve pa u verifikuar paraprakisht faktet, shkaqet e aksidentit dhe kompetencat ligjore.

Është edhe më për keqardhje kur akuza të tilla vijnë nga deputetë të Kuvendit të Republikës, pra nga ligjvënës, nga të cilët do të duhej të pritej së paku njohja e legjislacionit dhe dallimi elementar i kompetencave ndërmjet institucioneve. Para se të akuzohet publikisht një institucion për dështim, minimumi është të verifikohet nëse ai institucion e ka fare kompetencën ligjore për çështjen për të cilën po akuzohet.

Aksidentet në vendin e punës mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm dhe pikërisht për këtë ekziston hetimi dhe pikërisht për këtë përgjegjësia nuk mund të përcaktohet me deklarata politike, para se të jenë konstatuar faktet dhe shkaqet e secilit rast.

Prandaj, para se të shpallet “dështimi institucional” apo të drejtohet gishti ndaj një institucioni të caktuar, duhet të presim konstatimet profesionale për shkaqet e secilit aksident dhe përgjegjësitë eventuale. Institucionet përgjegjëse duhet ta bëjnë punën e tyre deri në fund dhe, kudo që konstatohet neglizhencë, shkelje e rregullave të sigurisë apo përgjegjësi institucionale ose individuale, duhet të merren masat e përcaktuara me ligj.

Nuk kam dashur dhe nuk dua që tragjedi të tilla t’i kthej në debat politik. Megjithatë, reagimet e pamatura të disa eksponentëve politikë dhe akuzat e pabazuara ndaj Inspektoratit Qendror të Punës më imponojnë që, për hir të informimit të drejtë të opinionit, të sqaroj edhe një fakt të rëndësishëm.

Aksidentet fatale të datave 8 korrik, 16 gusht dhe 20 gusht 2026 kanë ndodhur në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, pra në veprimtari minerare. Sipas legjislacionit në fuqi, mbikëqyrja e sigurisë në punë dhe hetimi i aksidenteve në veprimtarinë minerare janë kompetencë e Inspektoratit të Minierave, në kuadër të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), dhe jo e Inspektoratit Qendror të Punës.

Këtë nuk po e them për ta zhvendosur përgjegjësinë nga një institucion te tjetri dhe as për t’i ikur përgjegjësisë. Përkundrazi. Ne nuk i ikim asnjë përgjegjësie që na takon me ligj. Por, po aq e rëndësishme është që përgjegjësia të përcaktohet mbi bazën e fakteve dhe ligjit, dhe jo sipas nevojës së një deklarate politike.

Edhe në rastin e fundit, Inspektorati Qendror i Punës, menjëherë pas pranimit të informatës, ka angazhuar inspektorët dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Pas inspektimit është konstatuar se aksidenti ka ndodhur në territorin e minierës së licencuar nga KPMM dhe, rrjedhimisht, trajtimi i tij bie në kompetencën e Inspektoratit të Minierave.

Pavarësisht kësaj, përgjegjësinë tonë për sigurinë dhe shëndetin në punë, kudo ku ligji na jep kompetencë, e marrim shumë seriozisht. Në vetëm katër muaj kemi ndërmarrë një varg masash për forcimin e Inspektoratit Qendror të Punës dhe rritjen e kontrollit në vendet e punës. Kemi intensifikuar inspektimet, kemi vendosur fokus të shtuar në sektorët me rrezik të lartë, kemi ndërmarrë aksione të drejtpërdrejta në terren dhe po avancojmë digjitalizimin e procesit të inspektimit, me qëllim që kontrolli të jetë më efikas, më transparent dhe më i matshëm.

Vetëm në katër muaj, kemi ndaluar punimet në mbi 180 vendpunishte.

Por, në një ditë kur një familje ka humbur njeriun e saj, minimumi që mund të kërkohet nga secili prej nesh është përgjegjësi edhe në fjalën publike.

Tragjeditë kërkojnë përgjegjësi, jo përfitim politik.

hotikeqardhjevdekjet

Të ngjashme

“Ky na qenka tranzicioni energjetik”, Hoti kritikon qeverinë: Eksportojmë thëngjill, importojmë rrymën

“Ky na qenka tranzicioni energjetik”, Hoti kritikon qeverinë: Eksportojmë thëngjill, importojmë rrymën

10:55

Më shumë nga Lajme

  • 19:31Haxhiu merr pjesë në pritjen e presidentit italian para ceremonisë së Lojërave Mesdhetare
  • 19:30​Të shtunën në autostrada s’lejohen kamionët me mbi 20 ton
  • 19:11Zjarret në Shqipëri: 24 vatra të regjistruara, katër shtëpi digjen në Pukë
  • 19:1025 ditë para 16 shtatorit – “Liria ka Emër” nis nesër “Orën e Pritjes” në Prishtinë, vendoset ekrani me numërimin së prapthi
  • 19:08Nënshkruhet kontrata për renovimin e palestrës “Karagaqi”