Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdekjet në vendin e punës: Ku po dështon siguria e punëtorëve?

GD
Gazeta Demos1 gusht 2026 në 16:06
Vdekjet në vendin e punës: Ku po dështon siguria e punëtorëve?

Rreth 20 persona humbën jetën në vendin e punës gjatë vitit 2025, ndërsa mbi dhjetë raste me fatalitet janë regjistruar deri më tani këtë vit, sipas të dhënave të Inspektoratit Qendror të Punës.

Rasti i fundit ndodhi të martën e 28 korrikut, kur një i ri vdiq nga rrëzimi i vinçit në një vendpunishte të ndërtimtarisë në Prishtinë.

Eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë, Agim Millaku, thotë se shkaku kryesor i vdekjeve të shpeshta në vendin e punës mbetet mungesa e masave parandaluese, si nga punëdhënësit, ashtu edhe nga vetë punëtorët.

“Punëdhënësi duhet të ketë një plan të ekzekutimit të punimeve, ku për çdo fazë përcaktohen mënyra e veprimit, kushtet e punës dhe udhëzimet për punëtorët”, thotë ai në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë.

Millaku, i cili ka udhëhequr më parë me Inspektoratin Qendror të Punës, thotë se ky institucion duhet të përfshihet që në fillim të punimeve.

“Para se të fillojnë punimet, punëdhënësit duhet ta njoftojnë Inspektoratin e Punës, ndërsa inspektorët duhet të hartojnë planin e tyre të veprimit për atë vendpunishte”, thotë ai, teksa shton se vitin e kaluar dhe këtë vit është tejkaluar mesatarja e aksidenteve në vendin e punës, veçanërisht në ndërtimtari.

Sipas Millakut, gjatë inspektimeve fokusi nuk duhet të jetë vetëm dokumentacioni, por edhe gjendja reale në terren.

“Problematika kryesore është që punëtorët nuk janë të informuar fare për rreziqet, ose i neglizhojnë ato duke menduar se ‘mua nuk më ndodh’”, thekson ai.

Duke komentuar vendimin e Ministrisë së Punës që inspektimet të mbështeten edhe me sistem digjital dhe me dronë nga 1 shtatori 2026, Millaku vlerëson se kjo është mundësi për të përmirësuar mbikëqyrjen, sidomos në vendpunishtet e hapura.

Ai konsideron se përdorimi i dronëve është shumë efikas për punimet në ambiente të hapura, sepse e zvogëlon subjektivitetin e inspektorit dhe përshpejton reagimin e Inspektoratit.

Madje, sipas tij, numri i madh të aksidenteve është edhe si pasojë e mungesës së inspektorëve.

“Numri i madh i vendpunishteve, në raport me numrin e pamjaftueshëm të inspektorëve, nuk u lë kohë atyre të merren sa duhet me preventivë”, thotë Millaku në 5 pyetje.

Për të parandaluar aksidentet me fatalitet, ai thotë se duhet të ekzistojë një bashkëpunim i ngushtë midis institucioneve, punëdhënësit dhe punëtorëve.

Sipas Millakut, vetëm përmes dialogut social dhe zbatimit të rregullave të sigurisë mund të parandalohet humbja e jetëve në vendin e punës./REL/

vdekje

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin
  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar
  • 22:35Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun