Shoferi i kamionit nga Kosova, i cili mbeti i plagosur më herët gjatë një aksidenti në Portin e Durrësit, ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Shqipërisë, ngjarja ka ndodhur më 28 korrik 2026, në sheshin para skanerit në Portin e Durrësit.
Viktima, shtetasi N. Sh., 62 vjeç, banues në Kosovë, ishte drejtues i një kamioni dhe në momentin e aksidentit po lëvizte në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e mjetit të tij për futje në skaner.
Dyshohet se ai është goditur aksidentalisht nga një kamion tjetër, i drejtuar nga shtetasi N. M., 49 vjeç, banues në Berat.
