Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 24 tetor në Gjakovë.
Fëmija që po trajtohej në QKUK nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor.
Sipas raportit të Policisë, në aksident ishin përfshirë dy automjete, njëri me targa të Shqipërisë dhe tjetri me targa vendore.

