Ka vdekur ish-kryetari i Deçanit, Mehmet Bojkaj, shkruan Gazeta Demos.
Lajmin për vdekjen e tij i pikëlluar e mori Shkodran Imeraj, kryetar i LH ” Ali Hadri” në Deçan.
”Lamtumirë miku im i dashur e i paharruar kryetar Mehmet Bojkaj (1943-2025) I pikëlluar mora lajmin për vdekjen e mikut tim të dashur, ish shefit të Shtabit të UÇK-së në Isniq dhe ish kryetarit të parë të Komunës së Deçanit, të zgjedhur në vitin 2000, profesorit Mehmet Bojkaj. Kryetari Bojkaj do të kujtohet përherë si një burrë i madh, i urtë, atdhetar e besnik. Ai dha gjithçka pati për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës”, shkroi ai.
