Ka vdekur ish-luftëtari i UÇK-së, Xhavit Makshana, shkruan DEMOS.

Lajmi u bë i ditur Smajl Latifi, i cili deklaroi s Makshana punoi pa u lodhur e pa u dekurajuar për të mirën e përgjithshme.

“Atdhetari, luftëtari i orëve të para të lirisë, artisti që i këndoi atdheut e heronjve me aq pasion, Xhavit Makshana u nda fizikisht nga ne. Ishte ndër të parët që punoi në strukturimin e UÇK- së në rajonin e Anadrinisë. Punoi pa u lodhur e pa u dekurajuar për të mirën e përgjithshme, duke qenë përkrah heronjve Bedrushit e Feimit, Mensurit e Tafilit, Isufit e Eshrafedinit dhe veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare. Këngët për atdheun, lirinë dhe heronjtë i kishte pjesë të jetës së tij. Do të mbahet në mend për kontributet e shumta për atdheun e shoqërinë. Prandaj fitoi respektin e vlerësimin e të gjithëve. Do ta kujtojmë për luftën e tij, për këngët e tij, për bujarinë e sinqeritetin. Qoftë i paharruar kujtimi për luftëtarin e lirisë, Xhavit Makshana!”, shkroi Latifi