Ka ndërruar jetë Basri Mehmet Kelmendi, me prejardhje nga Skenderaj, i cili jetonte në Firence të Italisë. Ai ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familja Kelmendi, përmes një njoftimi mortor, ku kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e më të dashurit të tyre.
Familja Kelmendi ka prejardhje nga Skenderaj, ndërsa babai i të ndjerit, Mehmeti, ka dhënë kontribut në këtë komunë para dhe pas luftës. Ai, me profesion jurist, ka ushtruar detyrën e drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Skenderajt para luftës dhe për disa vite pas përfundimit të saj.
Sipas amanetit të lënë nga Basriu, ai do të prehet pranë varreve të gjyshit dhe gjyshes së tij, në vendlindje, në Kosovë.
Trupi i të ndjerit do të udhëtojë nga Italia drejt Kosovës, ndërsa familja ka bërë të ditur se ende nuk dihet data e arritjes së tij. Për kohën e varrimit dhe të pameve, familjarët do të njoftojnë me kohë.
Njoftimi:
NJOFTIM MORTOR
Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë të afërmit se sot, në Firence të Italisë, pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë më i dashuri ynë, Basri Mehmet Kelmendi.


