Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdes në oborrin e Spitalit të Prizrenit pacienti 29 vjeçar, nis hetimet Policia

GD
Gazeta Demos24 korrik 2025 në 20:45
Vdes në oborrin e Spitalit të Prizrenit pacienti 29 vjeçar, nis hetimet Policia

Një pacient 29-vjeçar ka vdekur sot në orët e mëngjesit në oborrin e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se vdekja ka ndodhur pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të viktimës, derisa ndodhej në oborrin e spitalit.

“Sipas informacioneve fillestare, gjendja shëndetësore e personit është përkeqësuar derisa ndodhej në oborrin e Spitalit dhe, përkundër përpjekjeve për ndihmë mjekësore, ai ka ndërruar jetë”, deklaroi Bytyqi.

Sipas tij, viktima, me inicialet L.K., 29 vjeç nga Prizreni, ishte duke u trajtuar në këtë institucion shëndetësor që nga data 23 korrik 2025. Ngjarja tragjike u raportua në orën 08:45 të mëngjesit të sotëm, më 24 korrik 2025.

“Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informatës. Pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, shtoi Bytyqi.

Policia ka nisur hetimet për këtë rast, i cili për momentin është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

Më shumë nga Lajme

  • 16:49UÇK do të triumfojë edhe më 16 shtator -  Kosova nuk e duron padrejtësinë!
  • 16:46Pamje nga Haga, avokati Prosper dhe Çollaku në disponim të mirë para vizitës te Hashim Thaçi
  • 16:45LVV në Prishtinë dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës
  • 16:43Nevenka Tromp: Pas aktgjykimit të Hagës mund të pasojë një proces i gjatë apeli
  • 16:39“Nuk kanë pasur asnjë arsye të qëndrojnë gjashtë vite këtu”, thotë djali i Jakup Krasniqit nga Haga