Një grua ka vdekur në spitalin rajonal të Gjilanit, pasi ishte rrëzuar në rrugë të shtunën.
Sipas raportit të Policisë, viktima ishte dërguar me shenja jete në spital nga ekipi i emergjencës, por pas një kohe ka ndërruar jetë. Vdekja e saj është konstatuar nga mjeku.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

