Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e së dielës në fshatin Godanc i Epërm, në komunën e Shtimes.
Sipas njoftimit nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, rasti është raportuar sot rreth orës 15:15, nga një qytetar i cili kishte informuar se një person ishte rrëzuar në tokë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
Menjëherë pas pranimit të thirrjes, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore dhe ekipi emergjent nga Shtimja. Pas ekzaminimit nga mjekët, është konstatuar se personi nuk kishte shenja jete.
