Një punëtor 54-vjeçar ka vdekur të hënën pasdite në një objekt në ndërtim në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.
Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas informatave fillestare, viktima dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.
