Ka humbur jetën personi që u aksidentua më 11 tetor në Çagallavicë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Ndryshe, në këtë aksident ishin përfshirë një automjet dhe një motokultivator, ku si pasojë e përplasjes, një pasagjer i moto-kultivatorit pësoi lëndime të rënda dhe i njëjti vdiq të shtunën.
