SHML “Xhevdet Doda”, ka njoftuar për vdekjen e ish-profesorit Skender Alidema.
”Me respekt dhe mirënjohje kujtojmë kontributin e tij në arsim dhe vitet e përkushtimit në edukimin e brezave të rinj”, thuhet në njoftim.
Njoftimi:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të prof. Skender Alidema, ish-mësimdhënës dhe koleg i nderuar i shkollës sonë.
Me respekt dhe mirënjohje kujtojmë kontributin e tij në arsim dhe vitet e përkushtimit në edukimin e brezave të rinj.

