Ka vdekur veterani i UK-së, Nuredin Xheladin Krasniqi, nga Drenovci i Malishevës, i cili shërbeu me nder, përkushtim dhe guxim në radhët e Brigadës 122 “Imer Krasniqi”.
“Nuredini ishte ushtar shembullor, njeri i përkushtuar dhe bashkëluftëtar që la gjurmë me sjelljen, disiplinën dhe dashurinë për atdheun. Ai ishte pjesë e një brezi që në ditët më të vështira u rreshtua për lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë.
Kontributi i tij në luftë, sakrifica dhe kujtimi për të do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë dhe kujtesës sonë. Edhe pse sot ai nuk është më në mesin tonë, emri dhe vepra e tij do të jetojnë në zemrat e familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën.
Në këto çaste të rënda, familjes Krasniqi, miqve dhe bashkëluftëtarëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

