Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

GD
Gazeta Demos25 korrik 2026 në 21:24
Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Mbrojtja e Hashim Thaçit i është përgjigjur Prokurorisë së Hagës rreth argumentimit të këtyre të fundit se paraburgimi mbetet masë proporcionale për ish-presidentin e Kosovës.

Mbrojtja e Thaçit kanë thënë se pretendimet e ZPS-së se Hashim Thaçi mund të ketë qasje në fonde të konsiderueshme në rast të lirimit janë pretendime “spekulative”. Mbrojtja thotë se Hashim Thaçi ndodhet në burg që nga viti 2020 dhe çdo mbështetje financiare është zvogëluar me kalimin e kohës, sidomos për shkak të proceseve gjyqësore në të cilat ndodhet, shkruan Gazeta Express.

“Për më tepër, mbështetja e ZPS-së në pretendimin se z. Thaçi mund të ketë qasje në fonde të konsiderueshme dhe të sigurojë lehtësisht mbështetje është spekulative. Z. Thaçi ndodhet në paraburgim, është i papunë dhe është tërhequr nga jeta politike që nga fundi i vitit 2020; rrjedhimisht, çdo mbështetje që ai mund të ketë pasur është zvogëluar domosdoshmërisht me kalimin e kohës dhe për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme të shkaktuara nga dy çështjet gjyqësore që ai po përballon aktualisht”, thuhet në përgjigjen e mbrojtjes.

Gjithashtu thuhet se propozimi për të dorëzuar pasaportat, është një masë që zbutë mjaftueshëm mundësinë për arratisje.

“Sa i përket pretendimit se ai ka mundësi të arratiset në juridiksione që nuk janë në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Mbrojtja thekson se dorëzimi i propozuar nga z. Thaçi i pasaportave të tij – një masë që është vendosur edhe ndaj bashkë të akuzuarve të tij – është i mjaftueshëm për të zbutur çdo rrezik të tillë”, shton mbrojtja.

Mbrojtja gjithashtu përmend edhe garancinë financiare që ka propozuar Hashim Thaçi në vlerë prej 50 mijë eurove, si një masë që kufizon çdo rrezik të arratisjes. Në shkresë përmendet se garnatues janë vëllai i Hashim Thaçit dhe miq të ngushtë të tij.

“Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, garancia e konsiderueshme financiare e propozuar nga z. Thaçi e kufizon edhe më tej çdo rrezik të arratisjes, duke theksuar se garantuesit e tij janë vëllai i tij dhe miq të ngushtë”, thuhet në dokumentin e mbrojtjes.

Mbi këto argumente, mbrojtja e Thaçit kanë thënë se e mbajnë në fuqi kërkesën që ai të lirohet në kushtet që konsiderohen të përshtatshme./GazetaExpress/

ZPS

Më shumë nga Lajme

  • 14:19Ismaili: PDK-ja i dërgon sërish letër Deharit për vazhdimin e seancës më 16 gusht
  • 14:01Drejt detit shqiptar, mbi 18 mijë hyrje nga Kosova përmes Morinës
  • 14:00AK-47, fishekë, radiolidhje, çka gjeti policia dje në Zubin Potok gjatë bastisjeve
  • 13:48Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi- ka një thirrje për palët
  • 12:54Zjarri përfshiu një sallon për kafshë shtëpiake në Zagreb, zjarrfikësit shpëtuan vajzën dhe qenin e saj