Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vëllai i Agonit: Kishte mbi 20 shenja në trup, policët e arrestuar i njoh personalisht

GD
Gazeta Demos8 korrik 2025 në 12:36
Vëllai i Agonit: Kishte mbi 20 shenja në trup, policët e arrestuar i njoh personalisht

Alban Zejnullahu, ka treguar se vëllai i tij Agon Zejnullahu, kishte shenja të mëdha në trup.

Sipas tij kishte 20 shenja duke pretenduar se mund të kishte edhe gjymtyrë të thyera.

“Ka pasur mbi 20 shenja në trup. Vetulla ka qenë e çarë, balli me shenja dhe ka pasur goditje në qafë. Ka shenja shumë të theksune në bri sa mendoj se i ka të thynë, këmbët i ka pasur me gunga. Nuk ka ndonjë pjesë të trupit që nuk ka pasë goditje”, tha ai në një prononcim për Insajderin.

Alban Zejnullahu tha se zyrtarët policor që u arrestuan dje, ishin edhe në emergjencë kur familjarë kanë shkuar atje pasi kanë marrë lajmin për vdekjen e tij.

Ai tha se policët i njeh personalisht dhe nuk i shprehen ngush ë llime

“Policët e arrestun i kemi pa ne emergence kur kemi shku. Shumicën prej tyne I njoh personalisht ama atë nate mbajshin distancë, as per me m’shpreh ngushëllime nuk jane afru. Përveç njanit”, tha ai.

Të pesë zyrtarët policorë janë arrestuar dhe janë ndaluar për 48 orë.

Pesë policë u arrestuan për veprën penale “Vrasje nga Pakujdesia” për rastin e arrestimit të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, i cili dyshohej se po sulmonte me veturë kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në një përgjigje për Insajderin ka konfirmuar arrestimin e policëve, por refuzoi të japë më shumë detaje meqë tha se mund të dëmtohet integriteti i hetimeve.

“E konfirmoj se janë arrestuar pesë zyrtar policor për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia” nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje sepse mund të dëmtojmë integritetin e hetimeve”, tha prokuroria në përgjigje.

Rasti i vdekjes së 27-vjeçarit tashmë është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Pas thirrjes së qytetarëve, njësitë policore kanë ndërhyrë duke e arrestuar atë. Gjatë ndërhyrjes, atij iu vendosen prangat. Policia raporton se përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor, 27‑vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Më shumë nga Lajme

  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona
  • 22:45Rreth 750 viza pune nga Kosova u lëshuan në korrik, deputetja opozitare ngre alarmin
  • 22:18Policia e Kosovës ndan detaje nga operacioni për kapjen e trafikuesve të narkotikëve, në Greqi
  • 22:06Vezir Haziraj me 12 aktakuza, probleme me drejtësinë që nga mosha 16-vjeçare
  • 21:46Aksident tragjik në Suharekë: Humb jetën 29-vjeçarja