Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vëllai i Jakup Krasniqit para verdiktit: Sot shpresojmë ta dëgjojmë një lajm të mirë

GD
Gazeta Demos16 shtator 2026 në 09:41
Vëllai i Jakup Krasniqit para verdiktit: Sot shpresojmë ta dëgjojmë një lajm të mirë

Vëllai i Jakup Krasniqit, Avdyl Krasniqi, ka thënë se familja po e pret prej kohësh vendimin e Gjykatës dhe shpreson që sot të marrë lajm të mirë.

Para mediave disa minuta para se të fillojë seanca ku do të shpallet aktgjykimi, ai ka thënë se besimi në pafajësinë e të akuzuarve vazhdon të jetë i fortë, pavarësisht pritjes së gjatë të vendimit.

“Vendimin jemi duke e pritur bukur gjatë, po besoj se sot i ka ardhur fundi dhe e dëgjojmë një lajm të mirë. Obligimin jetësor me kohë e kanë kryer për të mirën e Kosovës dhe të popullit të saj. Besimi në pafajësinë e tyre vazhdon të jetë më i madh sesa dobësitë që mund të jenë ndonjëherë”, ka thënë ai.

Duke folur për procesin gjyqësor, Avdyl Krasniqi ka thënë se pret që gjykata të bazohet në prova dhe fakte gjatë marrjes së vendimit.

“Dëshmitarët kanë qenë joseriozë, një pjesë prej tyre, një pjesë e të dhënave ishin nga Serbia dhe të gjitha këto kanë ndikuar që prokuroria të ngrejë akuza të rënda… E njohim historinë tonë si është zhvilluar me shekuj. Evropa shpeshherë ka bërë veprime jo të duhura e në dëm të popullit shqiptar, shpresoj që kësaj radhe të vendoset më drejt”, u shpreh ai.

Në pritje të vendimit, Krasniqi foli edhe për dhimbjen familjare pas vdekjes së njërit prej vëllezërve dhe mungesën e Jakup Krasniqit në varrim.

“Na ka vdekur një vëlla, mungesa e Jakupit edhe në varrim e në shprehje të ngushëllimeve ka qenë e madhe, por e gjithë Kosova ka qenë për ngushëllime dhe na e kanë lehtësuar dhimbjen”, ka deklaruar ai.


jakupkrasniqitlajm

Të ngjashme

Flet vëllai i Jakup Krasniqit: Për keqardhje që u dënuan në emër të popullit

Flet vëllai i Jakup Krasniqit: Për keqardhje që u dënuan në emër të popullit

11:56
Nipi i Jakup Krasniqit: Kosova para fatit final, le të mbetet e paprekur e vërteta e historisë sonë

Nipi i Jakup Krasniqit: Kosova para fatit final, le të mbetet e paprekur e vërteta e historisë sonë

11:53
Pamje të papublikuara nga bastisja e shtëpisë së Jakup Krasniqit, në terren hetuesja Zdenka Pumper

Pamje të papublikuara nga bastisja e shtëpisë së Jakup Krasniqit, në terren hetuesja Zdenka Pumper

22:10
Avokatja e Krasniqit: Do ta apelojmë aktgjykimin, synojmë lirimin e tij

Avokatja e Krasniqit: Do ta apelojmë aktgjykimin, synojmë lirimin e tij

13:29

Më shumë nga Lajme

  • 22:20Qelaj rreth procesit në Hagë: Qysh në vitin 2021 i ngrita shqetësimet por pati thuajse shpërfillje totale
  • 22:19Reçaku çohet në këmbë: “Vendimi për krerët e UÇK-së nuk është në emrin tonë”
  • 22:08Gruaja e Behajdin Allaqit kishte dëshmuar se burri i saj ishte zhdukur pasi e morën policia serbe
  • 22:05Ambasada e Italisë bën thirrje të respektohet verdikti i Hagës, rikujtojnë se mund të apelohet
  • 22:03Endrit Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Kjo betejë nuk ka mbaruar