Kryetari, Përparim Rama ka reaguar pas vendimit të Hagës.
Postimi:
VERDIKTI I PADREJTË, POR BETEJA NUK PËRFUNDON KËTU!
Një verdikt i padrejtë dhe i rëndë për të gjithë ne!
Por ky nuk është fundi. Beteja vazhdon për të vërtetën, për drejtësinë, për dinjitetin dhe për mbrojtjen e luftës çlirimtare të UÇK-së.
Sot, më shumë se kurrë, na duhet të qëndrojmë bashkë. Ka momente që na sprovojnë si shoqëri, por pikërisht atëherë duhet të na bashkojë ajo që është më e madhe se secili prej nesh: respekti për sakrificën, për historinë tonë dhe për të vërtetën.
Në këto momente të vështira, qëndrojmë pranë familjeve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Një verdikt mund të shënojë një moment të vështirë, por nuk e përfundon betejën për drejtësi. Ajo vazhdon institucionalisht, ligjërisht dhe me dinjitet.
Sot qëndrojmë bashkë. Me dinjitet. Me unitet. Me vendosmëri!
S