Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vendimi i Hamasit për të liruar pengjet, Spiropali: Trump ka afruar Lindjen e Mesme drejt paqes, mirëpresim këtë hap

GD
Gazeta Demos4 tetor 2025 në 19:49
Vendimi i Hamasit për të liruar pengjet, Spiropali: Trump ka afruar Lindjen e Mesme drejt paqes, mirëpresim këtë hap

Elisa Spiropali, ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka reaguar lidhur situatën mes Izraelit dhe Hamasit, duke thënë se vendimi i këtyre të fundit për të liruar pengjet ‘’ndez një flakë shprese, të brishtë por të çmuar’’.

Ajo ka vlerësuar edhe përpjekjet e presidentit amerikan, Dondal Trump, të cilat, ka thënë ajo, e kanë afruar Lindjen e Mesme drejt paqes.

‘‘Shqipëria e mirëpret këtë hap me zemër të hapur dhe me besim të palëkundur në pajtimin, dhe vlerëson përpjekjet e Presidentit Donald Trump që e kanë afruar Lindjen e Mesme me horizontin e paqes së shumëpritur’’, ka shkruar ajo mes tjerash.

Spiropali ka thënë po ashtu se ajo uron që kjo situatë të shënojë agimin e një kapitulli të ri.

Postimi:

Dy vite dëshpërimi pas sulmeve të tmerrshme, lajmi për vendimin e Hamasit për të liruar të gjithë pengjet ndez një flakë shprese, të brishtë por të çmuar.

Urojmë që kjo të shënojë agimin e një kapitulli të ri, ku izraelitët dhe palestinezët të mos jetojnë më në dhimbje paralele, por në paqe dhe dinjitet të përbashkët.

Shqipëria e mirëpret këtë hap me zemër të hapur dhe me besim të palëkundur në pajtimin, dhe vlerëson përpjekjet e Presidentit Donald Trump që e kanë afruar Lindjen e Mesme me horizontin e paqes së shumëpritur.

Më shumë nga Lajme

  • 12:32Kurti dhe Hamza takohen sot në orën 16:00
  • 12:31Një aksident me fatalitet dhe 23 me të lënduar në 24 orët e fundit
  • 12:24“Jo në emrin tim” aksion para Minstrisë së Drejtësisë, thirrje Gërvallës: Voto Ligjin, koha e arsyetimeve ka mbaruar
  • 12:18Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin
  • 12:17“Liria Ka Emër” fton bashkatdhetarët në protestën e 10 tetorit në Bruksel