Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vendimi i Kushtetueses, Maliqi: E rithekson një rregull të ditur prej kohësh, i cili tani dikujt s’po i përshtatet

GD
Gazeta Demos30 shtator 2025 në 17:12
Vendimi i Kushtetueses, Maliqi: E rithekson një rregull të ditur prej kohësh, i cili tani dikujt s’po i përshtatet

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e kuvendit, se vendimi në fjalë e rithekson një rregull ekzistues të ditur prej kohësh.

Maliqi po ashtu, ka thënë se vendimi i Kushtetueses nuk u jep serbëve veto për formimin e institucioneve.

‘‘Mos i dëgjoni interpretimet manipuluese. Vendimi i Kushtetueses nuk u jep serbëve veto për formimin e institucioneve, por e rithekson një rregull ekzistues të ditur prej kohësh, i cili tani dikujt nuk po i përshtatet. Ky vendim vetëm e rregullon situatën kur serbët e nominojnë një kandidat, por shumica nuk e voton. Veto e serbëve do të ishte nëse ata nuk e nominojnë një kandidat, gjë që në të ardhmen mund të ndodh, por do të kërkonte interpretim tjetër të Kushtetueses e cila gjithsesi nuk do ta lejonte këtë bllokim, siç nuk e lejoi këta muaj bllokimin nga partia më e madhe’’, ka shkruar ai.

Ndryshe sot Kushtetuesja, ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit nuk ka përfunduar, dhe se, deputetët janë urdhëruar që funksionin e tyre ta ushtrojnë në “interesin më të mirë të Republikës së Kosovës” dhe ta zgjedhin nënkryetarin serb.

“Gjykata, njëzëri, ka vendosur: TË DEKLAROJË, kërkesën të pranueshme; TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“TË URDHËROJË, të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në njoftim

agon maliqiGjykata Kushtetuese

Më shumë nga Lajme

  • 11:46Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Drenas ndërpresin bashkëpunimin me Komunën
  • 11:38Ndryshon orari i protestës “Jo në emrin tim” – vazhdon për të 17-tën natë në sheshin “Skënderbeu”
  • 11:37“Nuk mund të sillemi sikur gjithçka është normale” – Musliu e Demaku lëshojnë mbledhjen e komisionit
  • 11:21Behrami: “UÇK” përmendet mbi 114 herë në aktgjykim, 'përgjegjësi individuale' vetëm 2 herë
  • 10:58Çitaku pret në takim Hofreiterin, kërkon mbështetje të shtuar nga Gjermania për Kosovën