Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vendimi i Supremes për arkat fiskale, Bajrami – Muratit: Mos derdh lot krokodili, askush s’i ka ndihmuar monopolit më shumë se ti

GD
Gazeta Demos15 korrik 2025 në 19:02
Vendimi i Supremes për arkat fiskale, Bajrami – Muratit: Mos derdh lot krokodili, askush s’i ka ndihmuar monopolit më shumë se ti

Gjykata Supreme e rrëzoi udhëzimin administrativ për arkat fiskale të ministrit në detyrë të Financave Hekuran Murati.

Murati ka thënë se sot është penguar dixhitalizimi i arkave fiskale dhe bizneset do vazhdojnë të humbin.

Por atij i ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrmai, ajo i ka thënë Muratit “mos derdh lot krokodili”, sepse askush më shumë se ai nuk e ka ndihmuar monopolin.

“Hekuran Murati e ka marrë mandatin më 22 mars të vitit 2021 dhe vetëm pasi e ka përfunduar mandatin e plotë 4 vjeçar si ministër ka vendosur të nxjerrë një udhëzim administrativ siç thotë ai kundër monopolit të arkave fiskale. Hekuran, mos derdh lot krokodilli, sepse askush më shumë se ti nuk e ka ndihmuar këtë monopol, katër vjet veç i ke kqyrë seri. A duhet të bëhet digjitalizimi i fiskalizimit? PO, sa më parë! Dhe ti Hekuran deputeti këtë është dashur ta bëje në vitin e dytë të qeverisjes si ministër, nëse s’ka pasur mundësi ta bëje vitin e parë, por ja që ka vendosur të nxjerrësh udhëzim administrativ vetëm kur të ka përfunduar mandati”, ka deklaruar ajo.

“LDK e ka thënë që nga dita e parë se i keni uzurpuar zyrat e qeverisë dhe se të gjitha vendimet që i keni marrë deri më tash janë joligjore dhe jokushtetuese. Kushtetuta është e qartë: nuk mund të jesh edhe ministër edhe deputet. Dhe tani pas këtij aktgjyimi/sqarimi të Gjykatës Supreme, i bëj thirrje Prokurorisë Speciale t’i trajtojë kallëzimet penale të LDK-së kundër deputetëve të Vetëvendosjes dhe t’i nxjerrë para drejtësisë, prej deputetit Kurti e teposhtë. Sundimi i ligjit nënkupton që të japin llogari të gjithë deputetët që kundërligjshëm dhe në mënyrë kundërkushtetuese po mbajnë pozita ekzekutive”>

“Çdo vendim i Qeverisë i nxjerrë nga deputetët, përfshirë Kurtin, është i kundërligjshëm dhe rrjedhimisht duhet të jetë subjekt i hetimit penal. Pas vendimit të Gjykatës Supreme, i bëj thirrje edhe Agjencisë Kundër Korrupsionit të hetojë dhe të konstatojë konfliktin e interesit ndaj deputetëve që mbajnë pozita ekzekutive në Qeveri, që mbajnë këshilltarë kundërligjshëm dhe që shfrytëzojnë pasurinë e shtetit – përfshirë veturat dhe zyrat – në mënyrë të paligjshme”, ka thënë Bajrami.

Gjykata Supreme

Më shumë nga Lajme

  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media
  • 22:24100 mijë euro të padeklaruara, Policia dhe Dogana i zbulojnë në Dheu të Bardhë
  • 22:22Enver Hasani: Spiunazhi serb në Kosovë lidhet me Islamin politik