Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, flasin nga NATO

GD
Gazeta Demos17 shtator 2026 në 17:37
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, flasin nga NATO

Aleanca Veriatlantike ka reaguar pas vendimit të shpallur dje në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

NATO ka bërë të ditur se e pranon vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke theksuar se respekton proceset dhe vendimet e institucioneve të drejtësisë.

"Ne e pranojmë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe marrim parasysh se vendimi i gjykatës është subjekt i ankesës", thotë një zyrtar i NATO-së

Ky zyrtar theksoi se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën.

"Përkushtimi ynë për të garantuar stabilitetin është i palëkundur. Këtë e dëshmojnë aktivitetet tona të vazhdueshme, veçanërisht misioni ynë paqeruajtës në Kosovë, KFOR-i", deklaroi ai.

NATO ka theksuar gjithashtu se KFOR-i mbetet i gatshëm për të përmbushur mandatin e tij në Kosovë, duke u fokusuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.

"KFOR-i është i mirëpozicionuar dhe mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit të tij afatgjatë të Kombeve të Bashkuara – i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në përputhje me rolin e vet si reagues në fushën e sigurisë", thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv.

natovendimiuçk-së

Të ngjashme

Incidenti i sotëm pas protestës në shesh, flet veterani i UÇK-së që i doli në mbrojtje Aida Dërgutit

Incidenti i sotëm pas protestës në shesh, flet veterani i UÇK-së që i doli në mbrojtje Aida Dërgutit

18:28
Hoxhaj: Vendimi i Speciales e goditi Kosovën në kurriz

Hoxhaj: Vendimi i Speciales e goditi Kosovën në kurriz

18:26
Policia tregon si u zhvillua protesta për ish-krerët e UÇK-së: Morën pjesë mijëra qytetarë

Policia tregon si u zhvillua protesta për ish-krerët e UÇK-së: Morën pjesë mijëra qytetarë

14:44
Policia tregon si u zhvillua protesta për ish-krerët e UÇK-së: Morën pjesë mijëra qytetarë

Policia tregon si u zhvillua protesta për ish-krerët e UÇK-së: Morën pjesë mijëra qytetarë

12:54

Më shumë nga Lajme

  • 18:29Raportohet suspendimi i dy policëve pas incidentit me ish-deputeten Dërguti para nisjes së protestës
  • 18:24Djali i Kadri Veselit dhe ai i Flora Brovinës i japin forcë njëri-tjetrit gjatë ceremonisë së varrimit të mjekes e veprimtares shqiptare
  • 17:38Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: Nuk e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme
  • 17:06Çitaku: Revoltën në Kosovë po e udhëheqin të rinjtë, “fëmijët e lirisë”
  • 17:05​BE-ja i përgjigjet Kurtit dhe Ramës për Specialen: Ajo jep drejtësi të paanshme