Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vendkalimet hekurudhore pa laura, ankohen qytetarët: Jemi të rrezikuar

GD
Gazeta Demos17 gusht 2025 në 20:35
Vendkalimet hekurudhore pa laura, ankohen qytetarët: Jemi të rrezikuar

Vetëm një laurë nga 25 sosh sa janë planifikuar të vendosen nëpër vendkalimet hekurudhore, është e vendosur në Bardh të Madh. Sigurimi i kalimeve hekurudhore me laura dhe sinjalizim adekuat, është masë e domosdoshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, duke reduktuar ndjeshëm rrezikun e aksidenteve dhe duke mundësuar një qarkullim të sigurt për këmbësorët dhe automjetet.

Vendkalimet ilegale në kryqëzimet midis rrugëve dhe hekurudhave si dhe mungesa e laurave, nga ekspertët e komunikacionit vlerësohen si me rrezik të madh për kalimtarët dhe ngasësit e automjjeteve që i përdorin ato. E qytetarët që i përdorin ato kanë shprehur brengë për sigurinë.

Ramiz Shala nga Fshati Qyshk i Pejës, thotë se në vendkalimin hekurudhorë nuk ka laurë dhe se si pasojë e kësaj, ka pasur edhe aksidente me fatalitet në familjen e tij.

Për mungesën e laurave dhe të sinjalizimeve të tjera hekurudhore, brengë kanë shprehur edhe disa qytetarë.

“Çdo vit më së paku një ose dy vdekje ndodhin. Në krejt botën ka rampa këtu te ne nuk ka. Nuk e di orarin e trenit”.

“Siguria është shumë e vogël normal kur nuk ka laura nuk ka as siguri. Kam parë aksidente me fatalitet në vendkalimet ku nuk ka laura”.

“Nuk ndihem i sigurt se nuk ka as semafor as ramp. Edhe rruga e dëmtuar është një gropë pastaj po behet kolonë. Nuk e di orarin e trenit se nuk shkruan askund aty”.

Shqetësim të veçantë, për ekspertët e komunikacionit paraqesin vendkalimet ilegale dhe mungesa e sinjalizimeve adekuate.

Nol Dedaj, profesor në lëmin e komunikacionit, e shton nevojën e auditimit në hekurudha dhe kushteve të sigurisë që ato i kanë.

Nga“Infrakos”, ndërmarrje kjo që menaxhon hekurudhat, konfirmohet se ekzistojnë vendkalimet ilegale mbi hekurudha, veçmas në segmentin Prishtinë-Fushë-Kosovë.

“Infrakos e cilëson si projekt të rëndësishëm për sigurinë dhe zhvillimin e hekurudhave në Kosovë duke synuar që projekti të vazhdojë tutje për instalimin e 25 laurave, e kjo përfaqëson hap të madh drejt modernizimit dhe përmirësimit të sigurisë në këto vendkalime hekurudhore në nivel”.

“Projekti kap një vlerë prej 6 milionë euro, financuar pjesërisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Banka Botërore, e ku gjysma e fondeve vjen si grant dhe pjesa tjetër, si kredi e butë. Ndërkohë, po punojmë paralelisht për sigurimin e fondeve që do të mundësojnë zgjerimin e këtij projekti në të gjitha vendkalimet kritike të Kosovës. Transporti hekurudhor mbetet shtyllë kyçe për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen rajonale të vendit tonë, andaj për të përmbushur këtë potencial, siguria duhet të jetë prioriteti ynë absolute”, thonë ngaInfrakos.

Ndryshe “Në linjën hekurudhore Fushë-Kosovë–Pejë janë gjithsej 77 vendkalime legale dhe tri vendkalime ilegale. Prej tyre, në dy vendkalime kanë qasje vetëm nga një biznes, të cilat vendkalime rrënohen vazhdimisht, mirëpo përsëri ndërtohen nga të njëjtët. Në linjën hekurudhore Fushë-Kosovë–Prishtinë ekzistojnë gjashtë (6) vendkalime legale dhe katër (4) ilegale”, thuhet në përgjigjen e “Infrakosit”.

Treni

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Kuvendi nesër me deklaratë për Hagën: A do të jetë në lartësinë e shembullit kroat?
  • 23:32“Rinia është zgjuar e nuk janë indiferent”, thotë Ganimete Musliu nga sheshi i protestave
  • 22:34Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”
  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike