Me pjesëmarrjen e Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot u vendos gurthemeli i nënstacionit të ri 220/35/10(20) kV në Malishevë, një projekt strategjik për forcimin e infrastrukturës energjetike dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike.
Në fjalën e saj, ministrja Rizvanolli theksoi se, sot po fillojnë punimet në nënstacionin e ri në Malishevë në vlerë prej 6.8 milion euro, investim ky që lidhë për herë të parë Malishevën në rrjetin 220 kV, që është ndryshim i kategorisë, jo vetëm për kapacitet më të larta, por edhe për punime të qëndrueshme dhe më të besueshme krahas rrjetit i cili gjithashtu është 35 kV.
