Veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së, Nuhi Tahiri, ka reaguar publikisht lidhur me incidentin e ndodhur gjatë protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.
Tahiri ka bërë të ditur se kishte marrë pjesë në protestë së bashku me një grup shoqëror, me qëllim që të shprehte mbështetjen për katër ish-krerët e UÇK-së. Në reagimin e tij, ai ka dhënë edhe versionin e tij lidhur me rrethanat që i paraprinë përplasjes.
Sipas Tahirit, një person ishte afruar dhe u kishte thënë se nuk mund të kalonin në një pjesë tjetër të hapësirës ku po zhvillohej protesta. Tahiri pretendon se personi kishte përdorur edhe fjalë fyese ndaj tyre.
Ai thotë se më pas i ishte drejtuar personit për t’i kërkuar që të mos e pengonte, por situata, sipas tij, u përshkallëzua pas fyerjeve dhe një kërcënimi që pretendohet se iu bë.




