Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vetëvendosja i reagon Limajt: Me kushtëzime nuk ecet përpara

GD
Gazeta Demos24 shtator 2025 në 12:51
Vetëvendosja i reagon Limajt: Me kushtëzime nuk ecet përpara

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli i ka reaguar kryetarit të Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj i cili ka thënë se askush nuk duhet të bëjë marrëveshje për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen përderisa, Dimal Basha është kryetar i Kuvendit.

Dugolli ka thënë se askush nuk duhet të bëjë kushtëzime nëse ka dëshirë që të ecët përpara në formimin e institucioneve.

Ai i pyetur për deklaratën e Limajt ka thënë se me kushtëzime nuk mund të ecët përpara.

“Me kushtëzime nuk është mirë të ecët dhe z.Limaj edhe kush do qoftë që dëshiron të kemi institucione, të ecim përpara dhe ta përmbyllim një proces dhe t’i hap perspektivë një procesi. Nuk është mirë me kushtëzime, sepse nuk arrihet asgjë”, ka thënë Dugolli.

Duke folur për kërkesën që Limaj kishte që ta merrte postin e kryetarit të Kuvendit për ta votuar Qeverinë Kurti 3, ka thënë se tashmë kjo situatë është kaluar dhe se kryetari i Kuvendit është zgjedhur.

“E kemi kaluar atë situatë, jemi të qeveria dhe do të shohim si do të rrjedhin gjërat, jemi në një situatë që do të ishte mirë të kemi një qeveri që do t’i kalonte disa procese, tash po afron fundi i vitit do duhej të kemi buxhetin e miratuar, sepse hyjmë pastaj në faza kritike të funksionimit të shtetit dhe këtu kanë përgjegjësi të gjithë”, ka thënë Dugolli në Tëvë1.

Limaj dje ka thënë se asnjë parti nuk duhet bërë marrëveshje me LVV-në përderisa kryetar i Kuvendit është Basha.

“Basha e ka fyer në tërësi kombin, kështu që ky aksident që ka ndodhur në Kuvend duhet të kthehet e të përmirësohet dhe ky njeri nuk mundet e nuk është për mua jo por për asnjë kryetar i Kuvendit. Me Bashën nuk duhet as unë as askush me qenë e hapur për marrëveshje me LVV-në”, deklaroi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës
  • 23:32I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media