Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka njoftuar për gjendjen e të miturit i cili u godit sonte nga vetura në Mitrovicë.
“Një fëmijë i lindur në vitin 2013 (i gjinisë mashkullore), rreth orës 19:55 ka kërkuar ndihmë mjekësore në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, si pasojë e goditjes nga një automjet”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.
“Ekipi mjekësor ka ofruar ekzaminim emergjent, përfshirë masat reanimatore”.
Spitali ka njoftuar se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetë, dhe tha se ai i ka pësuar lëndimet në fytyrë.