Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Videot intime, kompozitori Adi Hila dëshmon për disa orë në polici

GD
Gazeta Demos2 tetor 2026 në 12:07
Videot intime, kompozitori Adi Hila dëshmon për disa orë në polici

Kompozitori Adi Hila ka dhënë dëshminë e tij në polici, pas publikimit në rrjetet sociale të disa videove të tij, në momente intime me disa artiste të njohura.

Mësohet se kompozitori Adi Hila ka pranuar se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesë, por burime bëjnë me dije mohon që qëllimi i tyre të ketë qenë filmimi i momenteve intime.

Sipas dëshmisë së tij, kamerat janë vendosur për arsye sigurie, pasi në zonën ku ndodhet banesa e tij kishin ndodhur vjedhje. Për këtë arsye, ai pretendon se kishte vendosur kamera në çdo cep të pronës, shkruan shqiptarja.com.

Në deklarimet e tij, Hila është shprehur se kamerat ishin instaluar që në vitin 2022, shumë kohë përpara publikimit të videove intime që kanë shkaktuar skandalin e ditëve të fundit. Sipas versionit të tij, bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të cilat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online. Seanca e marrjes në pyetje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes vijon akoma nga grupi i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike.

Videot intime të kompozitorit me artiste të njohura u shpërndanë me shpejtësi mbrëmjen e së martës në ëhatsapp dhe platforma të tjera. Gjatë ditës, të mërkurën një prej artisteve të përfshira, u shtrua me urgjencë në spital, në kushtet e një traume të fortë psikologjike. Disa nga materialet filmike intime, janë hedhur në faqe online pornografike. Të paktën njëra prej tyre është hedhur në këto faqe, 1 vit më parë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po identifikon adresat IP të profileve që shpërndanë videot. Po ashtu, pritet të bëhet një ekspertim i sistemit të kamerës për të parë nëse ka pasur ndërhyrje nga persona të paautorizuar. Veprat penale janë tre, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Ndërhyrjet e padrejta në jetën private të një personi, filmimi dhe ekspozimi i një aspekti të jetës private, pa pëlqimin e tij, dhe aq më rëndë, publikimi i tyre përbejnë kundravajtje penale, dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

intimehilakompozitori

Të ngjashme

Adrian Hila në Polici: Kamerat i vendosa qysh në vitin 2023, për arsyeje sigurie

Adrian Hila në Polici: Kamerat i vendosa qysh në vitin 2023, për arsyeje sigurie

08:11
Publikimi i videove intime, Adrian Hila po vazhdon të merret në pyetje që nga ora 20:00

Publikimi i videove intime, Adrian Hila po vazhdon të merret në pyetje që nga ora 20:00

21:58
Hila paraqitet nesër në polici, kontaktohen 4 nga viktimat e identifikuara në videot intime - dy të gatshme për bashkëpunim

Hila paraqitet nesër në polici, kontaktohen 4 nga viktimat e identifikuara në videot intime - dy të gatshme për bashkëpunim

12:43
Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë

Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë

22:47

Më shumë nga Lajme

  • 12:10Kurti takohet për herë të parë me Trumpin: SHBA-ja, aleati kryesor dhe miku special i Kosovës
  • 12:00RELOAD feston 14 vjetorin, zbritje të mëdha në pakon e trajnimit profesional, veshmbathjeve e aksesorëve
  • 11:58Kurti takohet me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së, diskutojnë zhvillimet politike
  • 11:46Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Drenas ndërpresin bashkëpunimin me Komunën
  • 11:45RELOAD feston 14 vjetorin, zbritje të mëdha në pakon e trajnimit profesional, veshmbathjeve e aksesorëve