Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Viktima e aksidentit tragjik në Shirokë, ishte veteran i UÇK-së

GD
Gazeta Demos21 korrik 2026 në 22:03
Viktima e aksidentit tragjik në Shirokë, ishte veteran i UÇK-së

Bekim Ugzmaili, 52-vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin fatal të së hënës në fshatin Shirokë të Suharekës, ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ugzmaili ndërroi jetë pas një aksidenti me veturë, ndërsa rrethanat e plota të rastit ende janë duke u hetuar nga organet kompetente.

Sipas informacioneve të Sinjalit, viktima dyshohet se mund të ketë pësuar një problem shëndetësor në timon, pak para se automjeti të dilte nga rruga dhe të përfshihej në aksident.

Pas aksidentit, ai ishte nxjerrë nga automjeti dhe ishte dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Institucionet kompetente pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Bekim Ugzmaili ishte i njohur si pjesëtar i brezit të luftës, ndërsa vdekja e tij ka prekur familjarët dhe komunitetin ku jetonte.

Më shumë nga Lajme

  • 17:37Përplasja për gurthemelin e kishës në Vushtrri – flet pronari i tokës
  • 17:36Ermal Sadiku: ICT-ja dhe inovacioni nuk janë trajtuar si prioritet nga Qeveria
  • 17:32Gruda pas vizitës te Thaçi në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë
  • 17:14Policia ndalon një 45-vjeçar në Kaçanik, i konfiskon armën dhe fishekë
  • 17:12Kërcënimi i Vuçiqit për Ibrin, Janiq: Është rikthim te fantazitë e nacionalistëve serbë