Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Visar Ymeri – LDK-së e PDK-së: Pse po i jepni zor, nuk është mbi supet tuaja barra për t’i formuar institucionet

GD
Gazeta Demos28 qershor 2026 në 18:10
Visar Ymeri – LDK-së e PDK-së: Pse po i jepni zor, nuk është mbi supet tuaja barra për t’i formuar institucionet

Analisti politik, Visar Ymeri, ka komentuar mundësinë për marrëveshje politike mes partive, për të krijuar institucionet.

Ai në një intervistë për Gazeta Blic , ka thënë se bashkëpunimi është normal por që partia më e madhe duhet t’i ftojë partitë tjera për bashkëpunim.

Ai ka thënë se LDK është më entuziaste se PDK për bashkëpunim me VV-në, por që ka disa kushte.

“Parimisht mendoj se secila parti bashkëpunimin me një parti tjetër duhet ta shohin si gjë normale. Marrëveshja është gjë e mirë, nuk është gjë e keqe dhe nuk mund ta demonizojnë marrëveshjen politike. Rendi i gjërave megjithatë e do që partia më e madhe t’i ftojë partitë tjera dhe jo që partitë tjera të kërkojnë të ftohen nga partia më e madhe, mirëpo gatishmëri në parim ka edhe PDK, na PDK s’kemi dëgjuar që nuk bashkëpunojnë, ndërsa LDK është pak më entuziaste drejt një bashkëpunimi me VV-në. Megjithatë duhet të jemi më korrekt, nuk janë të bashkëpunojnë në çfarëdo mënyre, së paku nga deklarimet e deritashme, ata kanë kritere për bashkëpunim dhe këto kritere nëse plotësohen duhet ta shohim çfarë qeveria do të bëhet dhe mund të bëhet”, është shprehur ai.

Sipas Ymerit, bashkëpunimi me VV-në është problematik për dy arsye.

“Unë besoj se bashkëpunimi me VV-në është shumë problematik për dy arsye: E para, që VV e ka dëshmuar tashmë që bashkëpunimin me partitë tjera nuk e sheh në bazë të barazisë mes palëve por e sheh nga perspektiva e nënshtrimit të tjetrit, që është shumë problematike; dhe e dyta, kur i ki 53 deputetë, është shumë lehtë ta kthesh për së prapështi bashkëpunimin me një parti që i ka 18 deputetë. Në këtë rast mendoj se edhe PDK, edhe LDK duhet të jenë më të kujdesshme kur futen dhe nëse futen në bashkëpunim me VV-në”, ka vlerësuar analisti

Po ashtu, Ymeri ka theksuar se PDK e LDK nuk duhet ta bartin mbi supe barrën për krijimin e institucioneve, pasi këtë e ka partia fituese.

“Tek e fundit, partitë po e marrin për së tepërmi barrën e krijimit të institucioneve për mbi supet e tyre, nuk është mbi supet e tyre, këta duhet të çlirohen nga kjo barrë, është përgjegjësi e partisë së madhe që ta bëjë atë dhe që të lidhë marrëveshje me ta nëse ka nevojë për votat e juaja, pse po i jepni ju zor, se s’kanë nevojë”, ka deklaruar Visar Ymeri.

Më shumë nga Lajme

  • 12:01Kurti zbulon ofertën e tij më të mirë për Abdixhikun: Konjufca President, LDK-ja zëvendëskryeministrin dhe 4 ministri
  • 11:56Arrestohet aktivisti i VV-së që kërcënoi ish-presidenten Vjosa Osmani me “vdekje” e “plumb”
  • 11:55Bytyqi: Serbia nuk e njeh Kushteututën, por që edhe VV nuk e njeh nuk e kemi ditë
  • 11:49Kurti: Duhet të merremi vesh për presidentin
  • 11:39Albin Kurti e quan mik Lumir Abdixhikun: Është dashur ta pranojë ofertën time për bashkëqeverisje, se s'i kam premtuar pak