Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vjen reagimi i Bedri Hamzës pas fitores së Faton Pecit në Mitrovicë

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2025 në 12:29
Vjen reagimi i Bedri Hamzës pas fitores së Faton Pecit në Mitrovicë

Bedri Hamza i PDK-së ka reaguar pas fitores së Faton Pecit në komunën e Mitrovicës. Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar ndaj kandidatit të PDK-së, Arian Tahirit, shkruan Reporteri.net.

Tutje ai thotë se PDK-ja ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë.

Ai gjithashtu ka uruar edhe Pecin për fitoren duke i dëshiruar suksese në shërbim në Mitrovicës.

Reagimi:

Qytetarë të dashur, Ju falënderoj që na mbështetët dhe besuat në kandidatin tonë. Falënderoj gjithashtu secilin aktivist të PDK-së që kontribuoi në këtë fushatë të bukur dhe të respektueshme.

Edhe pse nuk e arritëm rezultatin e dëshiruar në garën për kryetar, e vlerësoj lartë ekipin për punën dhe përkushtimin e treguar. PDK-ja ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë.

Ndërsa, Ariani ka dëshmuar se integriteti, kultura dhe përkushtimi janë themeli i politikës së ndershme.

Z. Peci ia uroj fitoren dhe i dëshiroj suksese në shërbim të Mitrovicës dhe të qytetarëve tanë.

Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për të ardhmen e Mitrovicës dhe Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 15:33"Në emër të qytetarëve të Prishtinës: Shpalleni të pafajshëm" - zbulohet baneri gjigant në kryeqytet
  • 15:19Armend Muja e çon shefin e AUV-it si Drejtor të përkohshëm të Agjencisë së Pyjeve
  • 15:18Vuçiq për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm
  • 14:57Përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së në Kuvend, Gruda: Mesazh i qartë, sot ishte një moment i ri në Kuvend
  • 14:55Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit