Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kujtuar ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Përmes një shkrimi në Facebook, Çitaku rrëfen kujtime nga miqësia e saj me Rexhepin, duke e cilësuar atë si “më shumë se koleg” dhe “mik të vërtetë”.
Ajo ka treguar edhe për raportin e tyre miqësor, përfshirë batutat lidhur me futbollin, pasi Rexhepi ishte tifoz i Real Madridit, ndërsa Çitaku e Barcelonës.
Çitaku ka kujtuar edhe mbështetjen që Rexhepi i kishte dhënë gjatë procesit të liberalizimit të vizave, duke i thënë se ajo duhej të ishte në krye të delegacionit të Kosovës në Bruksel.

