Një incident i dhunshëm ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka mbetur i dëmtuar pas një konflikti fizik me tre persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen “10 Korriku”, në afërsi të një pike karburanti.
Sipas të dhënave të para, shtetasi I. H., 34 vjeç, banues në të njëjtën lagje, në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë goditur fizikisht shtetasin M. K., 50 vjeç. Motivet e këtij konflikti mbeten ende të paqarta. Si pasojë e goditjeve, i dëmtuari ka marrë plagë në pjesën e ballit dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për marrjen e ndihmës mjekësore, shkruan rtsh.al
“Si pasojë e dhunës, shtetasi M. K. ka marrë disa dëmtime në pjesën e ballit dhe po transportohet për në Spitalin Rajonal Vlorë,” njofton gazetarja e RTSH-24.
Ndërhyrja e policisë dhe hetimet

