Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të mërkurën se ekziston një marrëdhënie e fortë midis BE-së dhe Grenlandës dhe se banorët e këtij vendi mund të mbështeten në përkrahjen e Bashkimit Evropian.
Ajo shtoi se siguria e rajonit të Arktikut është një temë kyçe për BE-në, transmeton Klankosova.tv.
“Ne i respektojmë dëshirat e banorëve të Grenlandës dhe interesat e tyre dhe ata mund të mbështeten tek ne”, tha ajo në një konferencë për shtyp në Bruksel.
